Aktualitet

Skënder Brataj e pranon hapur: Njerëzit rrinë të shtruar në auto-ambulanca por s’u mungon gjë, janë mini-spitale

9 Nëntor 2020, 14:54 Nga DOSJA
Skënder Brataj e pranon hapur: Njerëzit rrinë të shtruar

TIRANË– Skënder Brataj, mjek dhe anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, ka pranuar publikisht se denoncimet se njerëzit po qëndrojnë duke u mjekuar në auto-ambulanca, janë të vërteta.

Gjatë konferencës me gazetarët, teksa bënë me dije masat e marra për futjen e Shqipërisë në një karantinë të pjeshsme, Brataj u shpreh se auto-ambulancat janë si mini-spitale, ku pacientët mjekohen me gjithçka që u nevojitet. 

“Nuk është puna se ju shikoni njerëzit brenda në ambulanca dhe ata janë të braktisur. Askush nuk është braktisur. Ato ambulance ku njerëzit janë brenda, kanë gjithçka që duhet. Asgjë nuk u mungon. Sapo mbaron oksigjeni, u vihen në dispozicion një tjetër. Kemi situatën në kontroll,”- tha Brataj. 

Shqipëria futet në karantinë të pjesshme. Nga data 11 nëntor, deri në datën 2 dhjetor, pas orës 22:00 deri në orën 06:00, nuk do të ketë asnjë lëvizje përveç shërbimeve të transportit. Edhe lokalet dhe restorantet, do të jenë të mbyllura në këto orare. Shkollat do të qëndrojnë hapur. Hapur do të jenë vetëm shkollat dhe shërbimet e transportit. Çdo javë do të ketë një rishikim të masave. Administrata nis punën nga shtëpia.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Nëntor 2020, 13:13

TIRANË– Shoqata e të Verbëve të Shqipërisë i ka dërguar një deklaratë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi lidhur me rastin e Sinan Tafaj, i cili u vlerësua ...