Politike

Rama quan Bashën ‘hetues i UÇK’, kryeministri: Ke punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas lu

9 Nëntor 2020, 09:25 Nga DOSJA
Rama quan Bashën ‘hetues i UÇK’, kryeministri: Ke punuar

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka kthyer kryedemokratit Lulzim Basha një përgjigje të dytë brenda 1 ore. Rama thotë se Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë.

Lulëzim nuk kalohet me sharje kjo historia e të kaluarës tënde si hetues i UÇK! Dil sqaro popullin! “Lulzim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë” Human Right Watch’- shkruan Rama.

Debati politik lidhur me raportin e Dick Marty-t nisi dy ditë më parë, ku Rama ka pyetur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta, pse kanë votuar pro raportin që akuzonte krerët më të lartë të UÇK-së se kishin kryer krime lufte në Shqipëri. Aktualisht Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi janë prangosur. Disa bashkëluftëtarë të tjerë, akuzohen se kanë bashkëpunuar me ta, mes tyre dhe Fatmir Limaj. Krasniqi dhe Thaçi kanë dalë sot para Gjykatës Speciale, ndërsa nesër dhe pasnesër në bankën e të akuzuarve do të ulen dhe të akuzuarit e tjerë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll