Politike

‘Sharjet e akuzat s’të mbrojnë dot nga kjo hije e të kaluarës’/ Rama kapet sërish me Bashën: Dil dhe sqaro sqarosh p

9 Nëntor 2020, 10:03 Nga DOSJA
‘Sharjet e akuzat s’të mbrojnë dot nga kjo hije e të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ndalet së akuzuari kryedemokratin Lulzim Bashën në lidhje me raportin e Dick Marty.

Rama shkruanse Basha po i shmanget përgjigjes së tij, dhe nuk mundet ta pranojë idenë se ka qënë pjesë e lojës për njollosjen e UCK.

‘Lulëzim sa më shumë i shmangesh përgjigjes për kontributin tënd në raportin e Dick Marty,aq më shumë e pranon faktin e tmerrshëm se je pjesë e asaj loje të ulët për njollosjen e UÇK, ndërkohë që unë nuk dua ta besoj këtë dhe të bëj thirrje të dalësh e ta sqarosh popullin shqiptar! Sharjet e akuzat qesharake për mua si fajtor pse në Shqipëri numrat e të infektuarve po rriten si kudo, s’të mbrojnë dot nga kjo hije e të kaluarës që këto ditë të rênda për Kosovën, vetëm zmadhohet e rëndohet nga bishtnimi yt! Dil sqaro rolin tënd në atë raport të turpshëm!’- shkruan Rama.

Debati politik lidhur me raportin e Dick Marty-t nisi dy ditë më parë, ku Rama ka pyetur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta, pse kanë votuar pro raportin që akuzonte krerët më të lartë të UÇK-së se kishin kryer krime lufte në Shqipëri. Aktualisht Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi janë prangosur. Disa bashkëluftëtarë të tjerë, akuzohen se kanë bashkëpunuar me ta, mes tyre dhe Fatmir Limaj. Krasniqi dhe Thaçi kanë dalë sot para Gjykatës Speciale, ndërsa nesër dhe pasnesër në bankën e të akuzuarve do të ulen dhe të akuzuarit e tjerë.

(k.m)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e rames per dick martyn edi rama lulzim basha akuzat e rames per dick martyn edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll