Politike

Rama i përgjigjet Bashës: Synon panikun dhe çoroditjen. Kalama i llastuar, popullin nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mon

9 Nëntor 2020, 08:58 Nga DOSJA
Rama i përgjigjet Bashës: Synon panikun dhe çoroditjen. Kalama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje kryedemoratit Lulzim Basha në Twitter. Në një shkrim të postuar në këtë rrjet social Rama shkruan se spitalet COVID nuk janë aspak në kolaps.

Rama më tej e konsideron sjelljen e Bashës si të një fëmije të llastuar që kërkon se s’bën lodrën e tij, mirëpo kryeministri i thotë se popullin nuk e bën dot për budalla as ai as politikanët e tjerë të vendit, Berisha, Meta dhe Kryemadhi.

Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar!Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë,por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim! Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamai të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona,as Likja e as Saliu!’-shkruan Rama në Twitter.

Debati politik lidhur me raportin e Dick Marty-t nisi dy ditë më parë, ku Rama ka pyetur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta, pse kanë votuar pro raportin që akuzonte krerët më të lartë të UÇK-së se kishin kryer krime lufte në Shqipëri. Aktualisht Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi janë prangosur. Disa bashkëluftëtarë të tjerë, akuzohen se kanë bashkëpunuar me ta, mes tyre dhe Fatmir Limaj. Krasniqi dhe Thaçi kanë dalë sot para Gjykatës Speciale, ndërsa nesër dhe pasnesër në bankën e të akuzuarve do të ulen dhe të akuzuarit e tjerë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll