Politike

Republikani George W. Bush uron Biden për fitoren, nuk harron as Trump: Arritje e jashtëzakonshme politike!

9 Nëntor 2020, 07:17 Nga DOSJA
Republikani George W. Bush uron Biden për fitoren, nuk harron as Trump:

SHBA- Ish-presidenti amerikan George W. Bush ka uruar Joe Biden për fitoren e tij duke u shprehur se zgjedhjet ishin të dreja, ndryshe nga sa pretendon Donald Trump.

Republikani Bush tregoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Biden dhe zv.presidenten e zgjedhur Kamala Harris për t’i uruar për detyrën e re, por nuk harroi të përgëzonte edhe Trump për marrjen e më shumë se 70 milion votave të amerikanëve.

“Populli amerikan mund të ketë besim se këto zgjedhje ishin thelbësisht të drejta. Megjithëse kemi dallime politike, unë e njoh Joe Biden si në njeri të mirë, i cili ka fituar mundësinë e tij për të udhëhequr dhe bashkuar vendin tonë. Urime dhe Trump për një fushatë të luftuar fort me arritjen e tij të jashtëzakonshme politike, pasi mori votat e më shumë se 70 milion Amerikanëve, rekordi i dytë më i mirë në histori pas atij të Biden. Republikanët kanë folur dhe zërat e tyre do të vazhdojnë të dëgjohen përmes të zgjedhurve në çdo nivel të qeverisë,”– tha Bush.

Pas katër ditësh numërime, Joe Biden është projektuar fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Amerikë. Kandidati demokrat fitoi falë 20 votave elektorale të Pensilvanisë, shtet ku edhe lindi dhe më pas e bëri presidentin e 46-ë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Krah Biden për katër vitet e ardhshme do të jetë zv.presidentja Kamala Harris. Kjo e fundit është gruaja e parë me ngjyrë dhe aziatike që do të mbajë postin e rëndësishëm të vendit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike #zgjedhjet presidenciale 2020 george w. bush joe biden #zgjedhjet presidenciale 2020 george w. bush joe biden

Sondazh

Poll