Politike

Raporti i Dick Marty-t për Kosovën/ ‘S’ka vende në spitale’, Basha i shqetësuar për pandeminë, Rama ia kthen debatin

9 Nëntor 2020, 08:34 Nga DOSJA
Raporti i Dick Marty-t për Kosovën/ ‘S’ka vende në

TIRANË– Vijon debati në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Gjithçka nisi me një postim të kryedemokratit Basha lidhur me situatën në spitalet COVID, për të cilët pretendoi se nuk kanë asnjë vend për të infektuarit. Numri një i qeverisë, Edi Rama reagoi brenda pak minutash duke pranuar vështirësinë e situatës, duke shtuar më pas se Basha synonte që të ngjallte panikun në popull.

Më tej kryesocialisti i kërkoi kundërshtarit të tij politik që të jepte llogari lidhur me raportin e eurodeputetit Dick Marty-t, duke risjelle edhe njëherë në vëmendje gjyqin që po zhvillohet sot në Hagë për ish-zyrtarët e UÇK-së. Rama e quan kryedemokratin hetues të UÇK-së si dhe ka zbuluar për popullin se ai ka punuar në Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës së Kosovës.

Madje kreu i PS-së ka akuzuar Bashën se ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë. Edhe pse kryeministri kërkon nga Basha, që të dalë publikisht dhe të japë llogari lidhur punën e tij me ndërkombëtarët në Kosovë, ende nuk ka një reagim nga ky i fundit. 

Debati politik lidhur me raportin e Dick Marty-t nisi dy ditë më parë, ku Rama ka pyetur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta, pse kanë votuar pro raportin që akuzonte krerët më të lartë të UÇK-së se kishin kryer krime lufte në Shqipëri. Aktualisht Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi janë prangosur. Disa bashkëluftëtarë të tjerë, akuzohen se kanë bashkëpunuar me ta, mes tyre dhe Fatmir Limaj. Krasniqi dhe Thaçi kanë dalë sot para Gjykatës Speciale, ndërsa nesër dhe pasnesër në bankën e të akuzuarve do të ulen dhe të akuzuarit e tjerë. 

(k.m/A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e rames per dick martyn edi rama lulzim basha akuzat e rames per dick martyn edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll