Shtyhet për nesër mbledhja online e Mini-Shengenit! Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia bashkëpunim për të luftuar CO
9 Nëntor 2020, 06:28Nga DOSJA
TIRANË– Shtyhet për nesër takimi i Mini-Shengenit të Ballkanit. Takimi që pritej të zhvillohej sot mes kryeministrit Edi Rama me të gjithë homologët e tij të rajonit lidhur me mini-Shengenin është shtyrë për arsye që ende nuk janë bërë me dije. Pjesëmarrës në takim kanë njoftuar se do të jenë presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja serbe Ana Brnabić; kreu i qeverisë maqedonase Zoran Zaev dhe vetë Rama.
Mediat serbekanë bërë me dije se gjatë konferencës do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për bashkëpunimin në luftën kundër covid-19. Gjithashtu do të nënshkruhet edhe një marrëveshje ndërshtetërore midis Serbisë dhe Shqipërisë mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve me letërnjoftime.
Ndërkohë burime për mediat në Kosovë kanë bërë të ditur se në takimin që pritet të mbahet sot online për ‘Shengenin Ballkanik’ do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku, e cila ka thënë se Hoti ka pranuar ftesë për të qenë pjesë e kësaj konference.
“Nuk e di se çfarë raportojnë mediat serbe por mund të konfirmojë se Hoti ka pranuar ftesë për këtë konferencë më datën 30 të muajit të kaluar pas takimit të krerëve të tri shteteve tjera pjesëmarrëse. Nuk kam ende ndonjë detaj rreth agjendës së tij,”- deklaroi Baxhaku.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Në Shqipëri, zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve po ndiqen me interesim të veçantë. Qytetarët thonë se në këto zgjedhje vërehet pjekuria e de...
TIRANË– Covid-19 futet në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Petrit Vasili, nënkryetari i LSI-së ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Mësohet se Vasili ësht...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që ta kalojë këtë fundjavë me të bijat. Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Meta ka bërë me di...
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë Gjiknuri përmes një statusi në profi...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon replikat me kryeministrin Edi Rama. Faktin që ky i fundit e konsideroi si njeriun që fshihet pas dos...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë që të marrë një përgjigje nga kryedemokrati Lulzim Basha në lidhje me dosjen e Dick Marty.Pasi Basha i kë...