Sport

FOTO/ “E gjithë bota e di që Trump fitoi”, banderola që fluturoi në ndeshjen Everton-Manchester United

7 Nëntor 2020, 15:28 Nga DOSJA
FOTO/ “E gjithë bota e di që Trump fitoi”, banderola

ANGLI– Manchester United merr një fitore të rëndësishme përballë Everton me shifrat 3-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 19 me Bernard, por Bruno Fernandes realizoi dopietë në harkun e shkurtër kohor të 7 minutave, duke barazuar në të 25 dhe kaluar në avantazh “djajtë” në të 32.

Rezultatin në 1-3 e ka mbyllur në minutën e fundit të takimit Edinson Cavani, prurja e bujshme e Manchester United që gjen rrjetën në “Premier League”. Kjo ndeshje ka prodhur lajm në mediat botërore edhe për një fakt tjetër interesant. Përpara fillimit të takimit në qiell ka fluturuar një banderolë politike për zgjedhjen në SHBA. “E gjitha bota e di se Trumpi fitoi”, ishte mesazhi i përcjellë në të.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport donald trump everton manchester united donald trump everton manchester united

Sondazh

Poll

Sport 7 Nëntor 2020, 14:37

Martini: “Ndaj Tiranës e dimë se si fitohet”

DURRES – Në javën e parë të kampionatit të 82-të, skuadra e Teutës nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në “Niko Dovana”, ndaj një ekipi me elementë të rinj si ...