Aktualitet

Gratë naftëtare pas daljes nga greva e urisë: Nis një epokë e re për ne. Shpresojmë për një zgjidhje pas takimit me Ram

9 Nëntor 2020, 10:30 Nga DOSJA
Gratë naftëtare pas daljes nga greva e urisë: Nis një

BALLSH– Pas 26 ditësh grevë urie brenda ambienteve të rafinerisë në Ballsh, gratë naftëtare dolën sot për të diskutuar me kryeministrin Rama, ashtu siç ranë dakord ditën e djeshme.

Një prej përfaqësueseve të kësaj greve u shpreh optimiste për takimin që do të ketë sot me kryeministrin Edi Rama. Ajo shprehet se po kërkon bukën e gojës e se ka nisur një epokë e re për to. Gratë shpresojnë për një zgjidhje pas takimit me Ramën.

“Motra dhe vëllezër, ne sakrifikuam 26 ditë sot për të drejtën tonë, për kauzën tonë, që ishte e drejtë dhe e pastër si drita e diellit. Sot erdhi momenti që ne të dalim nga kjo grevë për një fitore të re. Për një kauzë të re, për një epokë të re në bashkëbisedim me kryeministrin. Ai ofroi dje negocim. Ne do të shkojmë sot për negocim, se dimë akoma, por mendoj unë se si një nënë që kam ikur 26 nga shtëpia, kërkojmë bukën e gojës së fëmijëve. Sot shpresojmë që t’i çojmë bukën fëmijëve, përderisa kryeministri arriti në negociata, po dalim për një zgjidhje. E besuam përsëri dhe për naftëtarët do të nisi një epokë të re; buka e fëmijëve. Shpresojmë për zgjidhje. Ne do të jemi pjesë e takimit me kryeministrin. Mendoj se ky takim të jetë pozitiv për të gjithë naftëtarët se nuk kanë lënë për bukën e fëmijëve. Ne duam bukën e fëmijëve tanë.”, tha naftetarja.

Takimi që do të mbahet në Fier, parashikohet të nisë në orën 18:00, ku të pranishëm do të jenë naftëtaret si dhe vetë kryeministri Edi Rama.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e naftetareve te ballshit naftëtarët e ballshit greva e naftetareve te ballshit naftëtarët e ballshit

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Nëntor 2020, 07:54

AUSTRI– Detaje të reja janë mësuar lidhur me aktivitetin e Kujtim Fejzullahut, një prej personave që mori pjesë në sulmin terrorist në Vjenë. Burime për InDoks ...