Aktualitet

Nusja rreh prindërit e burrit, dhunë ndaj bashkëshortes, kokainë/ Arrestohen 6 persona në kryeqytet për vepra të ndryshme

9 Nëntor 2020, 09:17 Nga DOSJA
Nusja rreh prindërit e burrit, dhunë ndaj bashkëshortes,

TIRANË– Policia ka arrestuar një 23-vjeçar të cilit i është gjetur një sasi kokaine, një 30-vjeçare që ka dhunuar prindërit e bashkëshortit, si dhe persona të tjerë që kanë qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

30-vjeçarja në Kamzë është arrestuar nga policia pasi pas një konflikti të ndodhur në banesë ka dhunuar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të bashkëshortit.

Shtetasi I.B., 54 vjeç u arrestua pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Shtetasit: Sh.Sh. 36 vjeç, B.P. 32 vjeç dhe A.D., 41 vjeç, janë kapur në flagrancë nga shërbimet duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Forca e posaçme “Shqiponja”, në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe evidentimin e personave me lëndë narkotike, në rrugën “Frang Bardhi” kanë ndaluar për kontroll mjetin me drejtues shtetasin W.H. Gjatë kontrollit fizik, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të dyshuar kokainë. Në përfundim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i 23 vjeçarit, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasen B.P., 30 vjeçe, pasi në rrugën “Ajet Xhindoli” Kodër Kamëz, në ambientet e banesës pas një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të bashkëshortit. Atyre iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin I.B., 54 vjeç, pasi në rrugën ”Teodor Keko”, në ambientet e banesës në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: Sh.Sh. 36 vjeç, B.P. 32 vjeç dhe A.D., 41 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Policia ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim A.T. 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme në rrugën e “Arbërit” pas një konflikti të çastit dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin E.M, 20 vjeç, nga Tirana, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime dhune fizike ndaj vjehrrit arrestime dhune fizike ndaj vjehrrit

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Nëntor 2020, 07:54

AUSTRI– Detaje të reja janë mësuar lidhur me aktivitetin e Kujtim Fejzullahut, një prej personave që mori pjesë në sulmin terrorist në Vjenë. Burime për InDoks ...