Aktualitet

Aksident në Durrës, makina përplas për vdekje 62-vjeçarin me biçikletë, shoferi i dënuar për armëmbajtje pa leje

9 Nëntor 2020, 07:46 Nga DOSJA
Aksident në Durrës, makina përplas për vdekje

DURRËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku një makinë ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen nr.6 të qytetit, rreth orës 23:15 të darkës, ndërsa viktima është identifikuar si një 63-vjeçar me inicale H.B. Në njoftimin zyrtar, Policia ka bërë me dije se shoferi i makinës shkeli edhe masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi ishte dënuar për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e zbardhjes së ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës

Arrestohet në flagrancë autori i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

34-vjeçari, i cili ishte me masën “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, ishte i dënuar disa herë më parë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: D. M., 34 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”. Gjithashtu ky shtetas është autori i një aksidenti me pasojë vdekjen, të ndodhur në vitin 2008.

Ky shtetas, më datë 08.11.2020, rreth orës 22:55, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale H. B., 63 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Shtetasi D. M. ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës durres aksident në durrës durres

Sondazh

Poll