Aktualitet

9 Nëntor 2020, 07:54 Nga DOSJA

AUSTRI– Detaje të reja janë mësuar lidhur me aktivitetin e Kujtim Fejzullahut, një prej personave që mori pjesë në sulmin terrorist në Vjenë. Burime për InDoks kanë bërë të ditur se Kujtimi kishte lëvizur viteve të fundit në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut dhe ka pasur marrëdhënie të fuqishme me radikalistët në Bosnjë dhe Serbi.

Madje kanë siguruar edhe biseda të dy personave që kanë pasur lidhje me Kujtimin, i cili mesa duket ka pasur për detyrë që të grumbullojë mjete financiare tek qytetarët muslimanë në Austri për t’i ndihmuar aktivitetet radikale në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Siç raporton InDoks, Fejzullahu përshkruhej si djali që “na jepte para për t’ja dërguar hoxhës”, por nuk dihet se për kë bëhet fjalë.

MESAZHET

Sulmi terrorist ndodhi më 2 nëntor , në orën 20:00, me orën lokale në Vjenë. 5 persona u vranë dhe 22 të tjerë u plagosën, mes tyre dhe një efektiv policie. Sulmuesi kryesor është ekzekutuar nga policia vendase, ndërkohë që vijojnë kërkimet, pasi dyshohet se pas tij fshihet një grup terroristësh.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kujtim fejzullahu sulm terrorist ne vjene kujtim fejzullahu sulm terrorist ne vjene

Sondazh

Poll