Aktualitet

“Po nuk pate lekë në spital, pacienti del për 24 orë i paketuar”/ Kaos tek spitali Infektiv, të afërmit në ankth, nuk

9 Nëntor 2020, 10:07 Nga DOSJA
“Po nuk pate lekë në spital, pacienti del për 24 orë i

TIRANË– Situata tek spitali Infektiv vijon të jetë e vështirë për të gjithë të infektuarit nga pandemia e koronavirusit dhe familjarët e tyre. Për shkak se të sëmurët nuk lejohet të mbajnë telefon në dhomë, të afërmit e tyre kanë si kontakt të vetëm me ta vetëm bluzat e bardha të spitalit.

Një qytetar përballë Infektivit ka folur për “Fax News”, shprehet se mjekët në spital u kërkojnë para pacientëve, dhe ata që ofrojnë shërohen edhe nga pandemia. Të tjerët, ata që sipas tij nuk paguajnë ndërrojnë jetë. 

“Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë thotë se spitalin e kemi falas. Këtu në rast se nuk ke lekë këtu vdes. Këtu vdes! Këtu vetëm po pate pare mund të shpëtosh. Nxjerrin reklamë natë për natë pacientë që janë shtruar dhe kanë lekë, një pacient që nuk ka lekë për 24 orë del i paketuar. Ne jemi të shqetësuar dhe rrenat nuk janë të mira të paktën thuaj të vërtetën. Po nuk pate pare këtu mbaron. Unë s’kam pasur asnjë të sëmurë, kam dëgjuar raste. I kërkojnë vetë lekët mjekët. Mjeku do të bëjë punën, se nuk e ka paguar. Në të gjitha shërbimet po nuk pate lek je i falimentuar. Ku ka falas po nuk pate lek vdes.”– tha qytetari. 

Ndërsa dy të tjerë, qëndrojnë pas hekurave duke pritur që bluzat e bardha t’u japin detaje për të afërmin e tyre, për të cilin nga dje nuk kanë asnjë të dhënë. 

Kam babain e shtruar në spital, e marr në telefon nuk na përgjigjet, nuk na japin asnjë informacion asgjë, as nga stafi, nuk na jep kush informacion. Mbase ka vdekur nuk dimë gjë. Tani sot na thonë se është në gjendje të rëndë. Kam dyshime se ka vdekur, u kërkoj sqarim, këtyre mazallah se del njeri. E solla vetëm për oksigjen dje, sot thanë që është keq. Nuk e di tani si bëhet keq brenda ditës,”– shprehet një qytetar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi spitali infektiv viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi spitali infektiv viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Nëntor 2020, 07:54

AUSTRI– Detaje të reja janë mësuar lidhur me aktivitetin e Kujtim Fejzullahut, një prej personave që mori pjesë në sulmin terrorist në Vjenë. Burime për InDoks ...