Aktualitet

Iu bë atentat disa ditë më parë, Durim Bami shkon vetë në policinë e Krujës: Nuk i njoh ata që më qëlluan, prandaj u

9 Nëntor 2020, 09:07 Nga DOSJA
Iu bë atentat disa ditë më parë, Durim Bami shkon vetë

KRUJË– Durim Bami, “shënjestra” e atentatit të dështuar të 4 nëntorit, është paraqitur vetë ditën e sotme në Komisariatin e Krujës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Bami ka dhënë deponimin e tij lidhur me gjithë çfarë ka ndodhur disa ditë më parë në urën e Tapizës.

Mësohet se gjatë dëshmisë së tij, i ashtuquajturi “i forti i Niklës” ka pohuar në Polici se është larguar dhe ka qëndruar i fshehur pasi i druhej një atentati të dytë, pas dështimit të të parit. Në rrëfimin e tij ka shtuar se nuk ka arritur që të identifikojë asnjë prej personave që e kanë qëlluar dhe kanë plagosur shokun e tij. 

“Nuk arrita t’i njoh personat që më qëlluan. U largova dhe u fsheha pasi i druhesha një sulmi me armë,“-është shprehur Bami. 

Nga atentati i dështuar mbeti i plagosur krahu i djathtë i Durim Bamit, Ervin Kodra, i cili që ditën e ngjarjes tha në Polici së nuk kishte qënë ai shënjestra. Ndërkohë Policia ka nisur nga puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.  

Por kush është Durim Bami? I dënuar më herët për vjedhje me armë, Bami zuri titujtë kryesorë të mediave në vitin 2015, për një atentat të pretenduar nga deputeti Tom Doshi. Dosja përfundoi në prokurori, ku u zbulua dhe inskenimi. Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami u akuzuan për kallëzim të rremë, pasi Doshi akuzoi presidentin e sotëm Ilir Meta, se i kishte porositur një atentat me një pagesë prej 500 mijë euro.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durim bami plagoset ervin kodra durim bami plagoset ervin kodra

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Nëntor 2020, 07:54

AUSTRI– Detaje të reja janë mësuar lidhur me aktivitetin e Kujtim Fejzullahut, një prej personave që mori pjesë në sulmin terrorist në Vjenë. Burime për InDoks ...