Shqipëria ‘zonë risku’, Ambasada Gjermane njofton shtetasit e saj: Nëse jeni atje 10 ditëshin e fundit jepni të dhënat
9 Nëntor 2020, 10:02Nga DOSJA
TIRANË- Ambasada gjermane ka njoftuar të gjithë shtetasit e saj se në rast se ndodhen në Shqipëri duhet të njoftojnë për vendet që kanë qëndruar. Ky njoftim bëhet pasi Shqipëria është konsideruar si zonë risku.
Sipas ambasadës, qytetarët e kanë të detyruar të njoftojnë për këtë fakt dhe në rast hyrjeje në Gjermani duhet të përcjellin të dhënat personale, vendqëndrimet, deri në 10 ditë para dhe pas hyrjes në vend, si dhe mjetin e udhëtimit të përdorur.
Ky rregull ka hyrë në fuqi që ditën e dielë (8 nëntor) dhe do të kryehet në rrugë digjitale.
Njoftimi i plotë: Njoftim digjital në rast të hyrjes në Gjermani!
Të gjithë personat, që në 10-ditëshin e fundit kanë qëndruar në një zonë risku – sipas kategorizimit të bërë ngë Instituti Robert Koch (ndër të tjerë: Shqipëria) – kanë detyrimin e njoftimit. Kjo do të thotë që në momentin e hyrjes në vend duhet të përcillen të dhënat personale, vendet e qëndrimeve deri në dhjetë ditë përpara dhe pas hyrjes në vend, si dhe mjeti i udhëtimit i përdorur për hyrjen në vend. Njoftimi zakonisht kryhet në rrugë digjitale. Ky rregull vlen duke nisur prej ditës së diel datë 8 nëntor. Një kopje e njoftimit në rrugë digjitale apo në ndonjë mënyrë tjetër e hyrjes në vend duhet të mbahet me vete.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KRUJË– Vijon prej dy ditësh zjarri në parkun Kombëtar të Qafështamës. Deri më tani janë djegur mbi 30 hektarë sipërfaqe me pyje e shkure. Zjarri po i afroh...
GJIROKASTËR– Në afërsi të fshatit Palokastër, në Gjirokastër në pikën e bashkimit të lumit Kardhiq me lumin Drino është gjetur i pajetë trupi i një mashkul...
KRUJË– Durim Bami, “shënjestra” e atentatit të dështuar të 4 nëntorit, është paraqitur vetë ditën e sotme në Komisariatin e Krujës. Burime për Dosja.al bëj...
TIRANË–Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një sherr me thika mes të rinjsh në zonën e Kamzës.Mësohet se pas një konflikti banal 19-vjeçari Arbër Tafhasi,...
Aktualitet 9 Nëntor 2020, 07:54
AUSTRI– Detaje të reja janë mësuar lidhur me aktivitetin e Kujtim Fejzullahut, një prej personave që mori pjesë në sulmin terrorist në Vjenë. Burime për InDoks ...
DURRËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku një makinë ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me bi&...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.Abcnews, Lapsi.al, syri.net kanë në faqe të parë artikuj në...