Infektohet me Covid-19 Petrit Vasili, shtrohet në reanimacion në spital privat, për shkak të gjendjes së rëndë
8 Nëntor 2020, 19:08Nga DOSJA
TIRANË– Covid-19 futet në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Petrit Vasili, nënkryetari i LSI-së ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Mësohet se Vasili është shtruar në një spital privat në reanimacion për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Nnëkryetari i LSI-së ka shfaqur simptoma të rënda dhe kështu është detyruar që të bëjë tamponin, i cili ka rezultuar pozitiv. Ky është rasti i parë me Covid-19 në LSI, kryetarja e të cilës, Monika Kryemadhi është gjobitur dy herë bashkë me anëtaret, Elona Guri dhe Floida Kërpaçi për mosmbajtje maske.
Më herët, me Covid-19 rezultoi edhe deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri. Në radhët e PS-së janë infektuar Belinda Balluku dhe Anastas Angjeli. Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Shqipëri, deri më tani kanë humbur jetën 559 persona dhe 11 mijë e 555 janë të sëmurë aktivë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që ta kalojë këtë fundjavë me të bijat. Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Meta ka bërë me di...
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë Gjiknuri përmes një statusi në profi...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon replikat me kryeministrin Edi Rama. Faktin që ky i fundit e konsideroi si njeriun që fshihet pas dos...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë që të marrë një përgjigje nga kryedemokrati Lulzim Basha në lidhje me dosjen e Dick Marty.Pasi Basha i kë...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama. Përmes një statusi në rrjetet sociale, pasi Rama i kërkoi të tho...
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duke iu përgjigjur akuzave të opozitës sa i takon projektit për Kopshtin Zoologjik dhe shkollën “Sami Frashër...
TIRANË- Partia Demokratike, ka bërë një denoncim në lidhje me lagjen e re që do të ndërtohet në Kombinat. Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka akuauar Kryeminis...