Politike

Infektohet me Covid-19 Damian Gjiknuri, deputeti: Kam simptoma të lehta dhe po kurohem, ju lutem, zbatoni masat

8 Nëntor 2020, 17:56 Nga DOSJA
Infektohet me Covid-19 Damian Gjiknuri, deputeti: Kam simptoma të lehta dhe

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë Gjiknuri përmes një statusi në profilin e tij në Facebook. Gjiknuri shkruan se ka rezultuar pozitiv me koronavius, pas tamponit që ka bërë, pasi ka shfaqur simproma të lehta.

Ai shton se ka nisur trajtimin mjekësor dhe është futur në karantinë. Deputeti Gjiknuri bën thirrje për respektim të këshillave mjekësore, si mbajtjen e maskës, distancën sociale dhe larja e duarve.

“Të nderuar miq! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve. Ju uroj të gjithëve shëndet!”– shkruan Gjiknuri.

Më herët në radhët e PS-së janë infektuar Belinda Balluku dhe Anastas Angjeli.  Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Shqipëri, deri më tani kanë humbur jetën 559 persona dhe 11 mijë e 555 janë të sëmurë aktivë. 

Nga ana tjetër, Shqipëri po përgatitet për një izolim të dytë. Dosja.al ka raportuar se në mesin javës së ardhshme, punonjësit e administratës do të punojnë nga shtëpia, kjo për shkak të përhapjes së sëmundjes vdekjeprurëse të koronavirusit. Javën që vjen lëvizja do të kufizohet pas orës 22:00 të mbrëmjes, ndërkohë që baret, lokalet dhe restorantet do të mbyllen. Gjithsesi, pritet një deklaratë zyrtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për detaje të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri infektohet damian gjiknuri koronavirusi ne shqiperi damian gjiknuri infektohet damian gjiknuri koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll