Politike

“Pusho se je i LSI-së”/ Zbardhen DETAJE, si nisi sherri mes Malkajt dhe Çuçit në Gjirokastër, kryebashkiaku i ndërpreu

8 Nëntor 2020, 16:29 Nga DOSJA
“Pusho se je i LSI-së”/ Zbardhen DETAJE, si nisi sherri mes

GJIROKASTËR– Yzeir Malkaj, kryetari i LSI-së në fshatin Izvor të Gjirokastrës ka folur pas debatit që pati me ministrin Bledi Çuçi. Në një prononcim për FaxNeës, Malkaj është shprehur se ka qenë në takimin elektoral të Çuçit, si një banor i zonës, por është trajtuar si partiak.

Malkaj shton se në takim ka kërkuar fjalën për rrugën e që sipas tij është ndërtuar pa cilësi dhe për shkollën në këtë fshat. Por, sapo ka nisur të flasë, Malkajt i është ndërprerë fjala nga kryebashkiaku i Memaliajt Gjolek Gucaj, që i ka thënë të pushonte sepse ishte i LSI-së. 

Po është e vërtetë, u zhvillua një takim me banorët e zonës për problematikat e fshatit dhe unë pyeta nëse ishte mbledhje partie apo mes banorësh. Mua nuk mu dha e drejta për diskutimin e rrugës që është bërë dhe u inagurua, një rruge pa cilësi. Kryetari i Bashkisë Memaliaj u ngrit dhe tha për mua se nuk kisha të drejtën që të flisja ashtu pasi isha kryetari i LSI-së dhe më hoqën fjalën. Aty debatuam. Unë ngrita shqetësimin edhe për shkollën e fshatit Izovor, pasi cdo 6 muaj vijnë  e izolojnë kur unë çoj zërin  dhe  shkoj në  institucione nuk më përfillin. Këtu në mbledhje flisnin veç me ironi sepse më shikojnë si njeri partiak duke thënë mona etj, por unë jam banorë i ketij fshati e s’kishte lidhje me partinë,”– ka thënë Malkaj. 

Sherri ndodhi pasditen e sotme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi cuci perplaset me yzeir malkajn yzeir malkaj bledi cuci perplaset me yzeir malkajn yzeir malkaj

Sondazh

Poll