Politike

Sherr në Gjirokastër, ministri Çuçi përplaset me kreun e LSI-së, kryebashkiaku i Memaliajt i pret fjalën Yzeir Malkajt

8 Nëntor 2020, 16:13 Nga DOSJA
Sherr në Gjirokastër, ministri Çuçi përplaset me

GJIROKASTËR- Sherr në Gjirokastër! Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi është përplasur me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim në fshatin Izvor në Gjirokastër, Yzeir Malkaj.

Sipas Faxnews, ky i fundit ka marrë pjesë në takimin elektoral që Çuçi ka zhvilluar në këtë fshat por kjo gjë nuk është pritur mirë nga socialistët. Siç rrëfeu edhe vetë Malkaj për FaxNews, sapo ai ka marrë fjalën dhe ka kërkuar llogari për rrugët dhe shkollën në fshat, i është hequr e drejta për të folur.

Malkaj shtoi se shqetësimet e tij, nuk i llogarisin kurrë. Ai gjithashtu bëri me dije se në debat ishte përfshirë edhe kryebashkiaku i Memaliaj, Gjolek Gucaj. Ky i fundit i ka thënë Malkajt: Pusho se je i LSI-së! 

Kryetari i LSI-së pretendon se fjala e tij nuk kishte lidhje me bindjet politike por me banorët e zonës dhe se ishte thjesht një parashtrim i problematikave në këtë fshat. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi bledi cuci perplaset me yzeir malkajn sherrne gjirokaster yzeir malkaj bledi çuçi bledi cuci perplaset me yzeir malkajn sherrne gjirokaster yzeir malkaj

Sondazh

Poll