Aktualitet

Covid-19 mbyll shkollën 9-vjeçare “Koto Hoxhi” në Gjirokastër, mësimi do të zhvillohet online

8 Nëntor 2020, 20:43 Nga DOSJA
Covid-19 mbyll shkollën 9-vjeçare “Koto Hoxhi” në

GJIROKASTËR– Shkolla ‘Koto Hoxhi’ në Gjirokastër është mbyllur për shkak të numrit të lartë të mësuesve të infektuar me Covid-19. Tashmë, mësimi për nxënësit e kësaj shkolle, do të zhvillohet online, që nga dita e hënë. Kjo procedurë, siç u është bërë me dije edhe vetë nxënësve përmes një mesazhi, do të vijojë deri në një njoftim të dytë nga shkolla.

Shumë mësuese në këtë shkollë kanë rezultuar me Covid-19 dhe një pjesë tjetër janë futur në karantinë, pasi po presin përgjigjen e tamponit. Edhe shumë prej nxënësve, vijnë nga familje që kanë person të infektuar me koronavirus.

Për këto arsye, mësimi do të zhvillohet online, ndërsa shkolla do të dezinfektohet.

Njofitmi: Në shkollën tonë disa mësuese kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe një pjesë tjetër janë në pritje të përgjigjes, pasi kanë bërë tamponin. Në klasa, një numër i konsiderueshëm nxënësish vijnë nga familje, ku kanë familjarë pozitiv ndaj Covid 19. Ditën e hënë, ambjentet e shkollës do të dezinfektohen. Për këto arsye, nga ana ime si drejtues i shkollës u kërkua zhvillimi i mësimit në distancë (online) duke filluar nga dita e hënë deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nxënësve të shkollës.

Me këto ritme, Shqipëria po përgatitet për një izolim të dytë. Dosja.al ka raportuar se në mesin javës së ardhshme, punonjësit e administratës do të punojnë nga shtëpia, kjo për shkak të përhapjes së sëmundjes vdekjeprurëse të koronavirusit. Javën që vjen lëvizja do të kufizohet pas orës 22:00 të mbrëmjes, ndërkohë që baret, lokalet dhe restorantet do të mbyllen. Gjithsesi, pritet një deklaratë zyrtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për detaje të mëtejshme.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Shqipëri, deri më tani kanë humbur jetën 559 persona dhe 11 mijë e 555 janë të sëmurë aktivë. 

 (f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster koto hoxhi mbylle shkolla koto hoxhi gjirokaster koto hoxhi mbylle shkolla koto hoxhi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Nëntor 2020, 17:46

DURRËS– Ndërtimet në Durrës nuk ndalen. Shëtitorja “Taulantia”, është programuar që të kthehet në një shëtitore të bllokuar me kulla shumëkatëshe. Sh...