Aktualitet

Përfundojnë hetimet! Ekspertët përballen me ‘fletët bosh’ pas hetimit të celularëve të familjes Josifi: Të

8 Nëntor 2020, 21:40 Nga DOSJA
Përfundojnë hetimet! Ekspertët përballen me

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka përfunduar kontrollin e imtësishëm mbi aparatet celularë të nënë e bijë që e vetëflijuan në banesën e tyre në Kombinat, Anisa dhe Zhaneta Josifi. Pesë muaj pas ngjarjes së rëndë, ekspertët kanë vëzhguar çdo mesazh të shkëmbyer mes dy të ndjera, të mbijetuarës Blerta Josifi dhe personave të tjerë, por nuk ka gjetur asgjë.

Edhe me rikuperimin e mesazheve apo bisedave të fshira, e vetmja gjë që është vërtetuar është sëe dy motrat dhe nëna e tyre, prej më shumë se një viti, nuk komunikonin me askënd në telefon. E ndërsa bisedat e bëra para më shumë se një viti, nuk kanë bërë që ekspertët të dalin në përfundimin se dikush i çoi të reja drejt vetëflijimit.

Ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të dy viktimave ka përcaktuar si shkak të vdekjes të Zhaneta dhe Anisa Josifit mosushqyerjen. Tragjedia ndodhi në muajin korrik. Të treja anëtaret e familjes Josifi besonin në ringjallje dhe vendosën të vetëflijoheshin. Era e rëndë dha alarmin në të gjithë pallatin, duke bërë që zjarrfikësja dhe policia të ndërhynin, duke shpëtuar kështu, të vetmen e mbijetuar, Blertën.

Ato kishin humbur edhe të atin shumë vite më parë, për të cilin gjithashtu u deklaruar se kishte kryer vetëvrasje duke u hedhur nga ballkoni.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anisa josifi blerta josifi horrori ne kombinat zhaneta josifi anisa josifi blerta josifi horrori ne kombinat zhaneta josifi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Nëntor 2020, 17:46

DURRËS– Ndërtimet në Durrës nuk ndalen. Shëtitorja “Taulantia”, është programuar që të kthehet në një shëtitore të bllokuar me kulla shumëkatëshe. Sh...