Aktualitet

Sherr në një lokal në Maliq/ Ishin duke pirë, 2 vëllezërit godasin me karrige 30-vjeçarin, ai u kthehet me shishe birre 

9 Nëntor 2020, 07:38 Nga DOSJA
Sherr në një lokal në Maliq/ Ishin duke pirë, 2

MALIQNjë sherr me shishe birre ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në fshatin Podgorie të Maliqit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se tre të rinjtë e përfshirë në sherr kanë qënë të ulur duke konsumuar pikë alkoolike kur në një moment janë përplasur verbalisht duke nisur edhe përplasjen mes tyre.

Në sherr janë përfshirë dy vëllezërit Xhemollari dhe 30-vjeçari Ëngjëll Bezati. Ka qënë një prej vëllezërve, ai që ka goditur me karrige të riun, i cili është kundërpërgjigjur me shishe birre. Pas alarmit të vënë, Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka prangosur një prej vëllezërve dhe Bezatin, ndërsa tjetri është nën hetim në gjendje të lirë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

U konfliktuan dhe dëmtuan njëri-tjetrin me sende të forta dhe të mprehta, procedohen penalisht dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Njëri prej tyre vihet në pranga për veprën “Plagosja e rëndë me dashje” dhe tjetri procedohet për “Plagosje të lehtë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 30 vjeç, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit R. Xh., 34 vjeç, banues në Podgorie.

Mbrëmjen e djeshme në fshatin Podgorie, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis këtyre dy shtetasve, dyshohet se janë dëmtuar me sende të forta dhe mjete të mprehta ata si edhe vëllai i 34-vjeçarit, shtetasi D. Xh., të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ëngjëll bezati ëngjëll bezati maliq plagosje ne maliq arrestohet ëngjëll bezati ëngjëll bezati maliq plagosje ne maliq

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Nëntor 2020, 17:46

DURRËS– Ndërtimet në Durrës nuk ndalen. Shëtitorja “Taulantia”, është programuar që të kthehet në një shëtitore të bllokuar me kulla shumëkatëshe. Sh...