Aktualitet

Kush e njeh këtë grua të telefonojë policinë, Zyra Selimi duhet të kthehet në shtëpi, por nuk mban mend asgjë

8 Nëntor 2020, 20:05 Nga DOSJA
Kush e njeh këtë grua të telefonojë policinë, Zyra

DURRËS– Zyra Selimi, 78 vjeçe është gjetur e vetme pasditen e sotme në Shkozet. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend asnjë person nga familja e saj, dhe nuk di as se ku banon.

Policia e Durrësit po e mban në komisariat të moshuarën, deri në momentin që dikush nga të afërmit e saj, do të paraqiten për ta marrë në shtëpi. Çdo person që e njehm e di se ku banon apo se me kë, është i lutur që të japë informacionet e nevojshme në Policinë e Durrësit.

Njoftimi i policisë së Durrësit: Gjatë pasdites, në Shkozet, është gjendur e vetme në rrugë shtetasja Zyra Selimi, 78 vjeçe, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e saj dhe të dhëna të familjarëve. Familjarët e saj ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 129 ose mund të paraqitet në ambientet e DVP Durrës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres e moshuara ne durres zyra selimi durres e moshuara ne durres zyra selimi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Nëntor 2020, 17:46

DURRËS– Ndërtimet në Durrës nuk ndalen. Shëtitorja “Taulantia”, është programuar që të kthehet në një shëtitore të bllokuar me kulla shumëkatëshe. Sh...