Aktualitet

Mbyllet pa dakortësi takimi mes kryeministrit dhe naftëtarëve, Rama: Nuk janë përgjegjësi e jona pagat e prapambetura, ju

9 Nëntor 2020, 07:17 Nga DOSJA
Mbyllet pa dakortësi takimi mes kryeministrit dhe naftëtarëve,

BALLSH- Gratë naftërare të Ballshit kanë lënë sot ambientet e rafinerisë, pasi kryesia me tetë përfaqësues u ul në tryezë me kryeministrin Edi Rama. Takimi u zhvillua në Bashkinë e Fierit. Kreu i qeverisë mbërriti në Fier në orën 18:00 dhe pas më shumë se dy orësh doli nga takimi, pa arritur asnjë lloj negociimi përfundimtar me naftëtarët.

I pari që foli për mediat ishte kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj, i cili tha se pagat që ishin të panegociueshme për ta, nuk u morën përsipër nga asnjë palë. Ai tha se do të mblidhej sërish me naftëtarët e më pas do të shikonin se çfarë do të vendoset.

Ndërsa Rama, përpara gazetarëve, tha se nuk mban dot përgjegjësi për pagat e prapambetura, pasi i takojnë kompanisë e jo qeverisë. Kryeministri premtoi mbështetje financiare, por jo pagat. Ai tha se gjithsesi takimet me naftëtarët, do të vijojnë.

Gratë naftëtare, u larguan me shpresë pas ditës së 26 të grevës.

“Zgjidhje shpresojmë se do të ketë. Se ne nuk kemi bukë për fëmijët tonë. Siç e besuam duam edhe zgjidhje. Shpresoj që ky takim të jetë pozitiv. Ne kërkojmë rifillimin e punës dhe pagat. Sakrifikuam 26 ditë për pagat tona,”- u shprehën gratë naftëtare teksa lanë rafinerinë.

Ky takim u bë i mundur falë marrëveshjes që propozuan ditën e djeshme gratë naftëtare nga Ballshi ku kërkuan që të kishin një takim me Ramën. Kryeministri u shpreh mjaft i lumtur që u arrit të merrej ky vendim nga ana e tyre duke iu thënë se sot do të ishte vetë i pranishëm në Ballsh.

Naftëtaret e Ballshit kanë dalë në protestë që prej 29 ditësh ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë zhvilluan një takim para pak kohesh me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk përfundoi me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe. Naftëtarët, prej 26 ditësh u zevendësuan nga gratë që punonin në uzinë, të cilat konsumuan vetëm ujë me sheqer.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama grate naftetare greva e ballshit rama takon naftetaret edi rama grate naftetare greva e ballshit rama takon naftetaret

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Nëntor 2020, 17:46

DURRËS– Ndërtimet në Durrës nuk ndalen. Shëtitorja “Taulantia”, është programuar që të kthehet në një shëtitore të bllokuar me kulla shumëkatëshe. Sh...