Politike

U përfol si kryeministre e qeverisë teknike, Evis Kushi shuan zërat: Qeveria legjitime, zgjedhjet e radhës në 2021

20 Prill 2019, 13:00 Nga DOSJA
U përfol si kryeministre e qeverisë teknike, Evis Kushi shuan

TIRANË-Deputetja socialiste në qarkun e Elbasanit, Evis Kushi iu ka dhënë fund zërave që e projektonin Kushin si një nga kandidaturat e mundshme për të marrë drejtimin e qeverisë në raste se vendi kalon me një qeveri teknike.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kushi thotë se qeveria është legjitime po ashtu edhe parlamenti.

Deputetja e qarkut të Elbasanit, thotë se nuk ka asnjë dyshim se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohen në vitin 2021.

Reagimi i plotë:

Qeveria është legjitime dhe Parlamenti është legjitim, bazuar kjo në Kushtetutën e Shqipërisë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarëve që votuan Partinë Socialiste me 74 mandate në qershor të vitit 2017. Prandaj nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet e përgjithshme të radhës do të zhvillohen në vitin 2021 ndërsa zgjedhjet lokale në 30 qershor të këtij viti.
Së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Taulant Balla, Sekretarin për Mediat dhe Shoqërinë Civile, deputetët e Qarkut Elbasan, Prefektin, Kryetarët e Bashkive dhe kryetarët e PS të Qarkut Elbasan, lançuam platformën e re bashkiteqeduam.al dhe nisëm punën për përgatitjen e fushatës për zgjedhjet e 30 Qershorit.
#EgjitheVemendjaTekNjerezit #BashkiaQeDuam.

Ditën e djeshme, një lajm i botuar nga InfoElbasani, thuhej se në rast se vendi do të kalojë në një qeveri teknike për shkak të krizës politike, atëherë Kushi do të drejtonte qeverinë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike evis kushi qeveria teknike zgjedhjet parlamentare 2021 evis kushi qeveria teknike zgjedhjet parlamentare 2021

Sondazh

Poll