Politike

U shfaq me Ramën në Porto Romano/ Lefter Koka fillon fushatën për PS: Do fitojmë Durrësin, Shijakun dhe Krujën

7 Nëntor 2020, 10:44 Nga DOSJA
U shfaq me Ramën në Porto Romano/ Lefter Koka fillon fushatën

TIRANË– Pas shfaqjes në Porto Romano, Lefter Koka ka filluar fushatën zyrtarisht sot për Partinë Socialiste. Me një status në Facebook, pa dhënë shumë shpjegime për kapërcimin partiak, ish- drejtuesi i LSI, shkruan: “Durrësi, Shijaku dhe Kruja Besojnë në misionin tonë”.

Nëse nuk do ta kishte filluar statusin me hashtagun PS3, mund të konfondonte ndjekësit e tij, që nga komentet duket se shkojnë me të në cdo parti.

Për këtë arsye ndoshta e ka përmendur 3 herë PS brenda statusit të shkurtër. Madje më shumë është kujdesur për përmendjen e PS se sa për kuptimin e fjalive. “Kontributi i PS për ringritjen ekonomike dhe sociale, pas situatës dramatike me të cilën u përmballëm pas tërmetit të 26 Nëntorit, do të përfaqësojë zërin dhe interesin e durrsakëve, shijaksve dhe krutanëve”, shkruan në fjalinë e dytë, duke e lënë të pashpjeguar se si kontributi mund të përfaqësojë zerin dhe interesin e qytetarëve.

Kjo duke qenë se kontributi është emër abstrakt, jo se zotit Koka i ka munguar kontributi.

Gjithsesi, duket se fushata në Durrës do të jetë shumë e fortë se në Tiranë. Qyteti i dytë i vendit, edhe për shkak të fatkeqësisë së 26 nëntorit, duket se do të dominojë fushtën, duke e bërë rindërtimin si lajtmotivin e saj. Me 14 mandate, qarku renditet i treti për nga rëndësia e numrave, por i pari për nga përqëndrimi i luftës politike. Vetë Kryeministri la të kuptohet që mund të kandidojë në Durrës, ndërsa opozita është duke pritur lëvizjen e tij për të vendosur kandidatë të fortë në qark.

Statusi i plotë i Lefter Kokës

#PS3 Durrësi , Shijaku dhe Kruja besojnë në misionin tonë.
Kontributi i PS për ringritjen ekonomike dhe sociale, pas situatës dramatike me të cilën u përmballëm pas tërmetit të 26 Nëntorit, do të përfaqësojë zërin dhe interesin e durrsakëve, shijaksve dhe krutanëve.
Besimplotë se do të sfidojmë çdo vështirësi me energjinë dhe shpirtin e ekipit tonë , për të përfaqësuar shpresën dhe besimin e qytetarëve tanë.
#PS2021

(E.A)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lefter koka edi rama lefter koka

Sondazh

Poll