Politike

Takimi në Elbasan, Balla-opozitës:7 vjet burg kush pengon zgjedhësit të votojnë

20 Prill 2019, 10:31 Nga DOSJA

ELBASAN– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhet ditën e sotme në Elbasan, dy muaj përpara zgjedhjeve të qershorit. I shoqëruar nga sekretari për Mediat dhe Shoqërinë Civile, Alfred Peza dhe koordinatorët dixhitalë të qarkut të Elbasanit, Balla zhvilloi një takim ku u diskutua lidhur me komunikimin digjital.

Në fjalën e tij Balla theksoi se ka ardhur koha që shqiptarët të bëjnë dallimin mes bashkive që drejtohen nga PS dhe bashkive që drejtohen nga Luli dhe Monika, e të cilat sipas tij, duhen çliruar nga kapja prej tyre.

Më 30 Qershor zgjedhjet do të zhvillohen. Ta harrojë Monika, Luli e Saliu se mund të pengojnë popullin të shkojnë të votojnë. Nuk e bëjnë dot. Është vepër penale, dënohet deri në 7 vjet burg, kushdo që pengon zgjedhësit të shkojnë në votim. Kushdo që tenton të dhunojë qoftë derën e qendrës së votimit, e për të mos thënë pastaj, larg qoftë, të guxojë të ngrejë dorën mbi kutinë e votimit për ta dëmtuar atë, sepse dënimi është shumë i rreptë Zgjedhja është aq e thjeshtë sa ne jemi të sigurtë se edhe po të garonte në zgjedhje i vetëm, Lulzim Basha sërish do të humbte, pasi shqiptarët e refuzojnë Bashën, partinë e tij pa ide dhe alternativën e tij të dhunës, politikën e tij të baltës dhe gënjeshtrës. Lulzim Basha mendon vetëm për veten e tij e për asgjë tjetër. 100% për Bashën, 0% për Shqipërinë”, deklaroi Balla.

Ndërsa, Alfred Peza në fjalën e tij u ndal më gjatë me koordinatorët dixhitalë të Qarkut të Elbasanit, duke shpjeguar në detaje teknike të gjithë mënyrën më të mirë, transprarente dhe efikase që duhet të ndjekë secili.

(f.m/dosja.al)

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alfred peza bashkia qe duam elbasan taulant ball alfred peza bashkia qe duam elbasan taulant ball

Sondazh

Poll