Politike

Gara për President në Maqedoni/ Kandidati shqiptar: Konsulli i Shqipërisë, fushatë për maqedonasin, asnjë mbështetje nga

20 Prill 2019, 09:49 Nga DOSJA
Gara për President në Maqedoni/ Kandidati shqiptar: Konsulli i

MAQEDONI- Kandidati i vetëm shqiptar për President në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka thotë se nuk e kupton heshtjen e Shqipërisë dhe Kosovës, pas vendimit të tij për të kandiduar.

Ai denoncon se konsulli i nderit të Shqipërisë, Imer Selmani, me seli në Manastir po bën fushatë për kandidatin maqedonas.

Në konventën e kandidatit Stevo Pendarovskit mori pjesë Imer Selmani, dhe në fjalimin e tij qendror prezantoi dhe mbështeti kandidaturën e tij.

‘Keqpërdorimi politik i pozitës së konsullit të nderit të Republikës së Shqipërisë, për interesa personale, nuk i bën nder as Republikës së Shqipërisë, as Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe as qytetarëve të këtij vendi’, citon ‘KosovaPress’, shtabin e kandidatit Blerim Reka.

Më tej, Reka thotë se megjithëse është kandidati i vetëm shqiptar në zgjedhjet presidenciale që mbahen të dielën në Maqedoninë e Veriut, ka kuptuar se dy vendet kanë të preferuarit e tyre.

‘Mua më ka ardhur pak çudi heshtja e Kosovës dhe e Shqipërisë. Natyrisht është legjitime që edhe Prishtina dhe Tirana kanë një kandidat të preferuar presidencial, ndoshta kanë Pendarovskin për arsye të koalicioneve apo të relacioneve miqësore, qeveritare, partiake, me Shkupin zyrtar. Përpos përkrahjes së Vetëvendosjes dhe Albin Kurit, përkrahjeje tjetër nuk ka ardhur as nga Republika e Kosovës as nga Republika e Shqipërisë’, thotë mes të tjerave Reka për këtë media.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blerim reka gara per president ne maqedoni imer selmani konsujt e nderit blerim reka gara per president ne maqedoni imer selmani konsujt e nderit

Sondazh

Poll