Politike

Rama kërkon votën nga Porto Romano në Durrës: S’mund të bëjmë hapa pas, LSI bënte punë të mirë kur mbështeste PS-n

6 Nëntor 2020, 15:29 Nga DOSJA
Rama kërkon votën nga Porto Romano në Durrës: S’mund

DURRËS– Kryeministri Edi Rama nga Porto Romano ka vijuar me sulmet politike ndaj opozitës së bashkuar, presidentit Ilir Meta, duke kërkuar votat e qytetarëve për një mandat të tretë. Nga vendgrumbullimi i plehrave në Durrës, ku ishte i pranishëm edhe ish-ministri i Mjedisit nga radhët e LSI-së, Lefter Koka, Rama i cilësoi edhe njëherë inceneratorët si një investim të nevojshëm për vendin, duke mos i kursyer të gjithë zërat kundër. 

Rama tha se puna e vetme e mirë që ka bërë LSI ishte kur mbështeste PS-në për detyrën për t’u shërbyer qytetarëve duke risjellë në vëmendje çështjen e plehrave, ndërsa sulmoi kryedemokratin Lulzim Basha, i cili kërkon që fokusi i ekonomisë të jetë përballimi i pandemisë së koronavirusit. Ndërkohë që teksa bënte krahasimin mes maxhorancës dhe opozitës, kreu i qeverisë risolli edhe procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike. Sipas tij, procesi ishte një farsë e bërë sa për sy e faqe.

Por në akuzat ndaj kundërshtarëve, numri një i socialistëve nuk la pa përmendur as presidentin Meta dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Për kreun e shtetit, Rama nuk e kurseu ironinë, duke u shprehur se as armikut nuk i urohet një “degradim” i tillë. Por shumë shpejt sqaroi se me asnjë nga aktorët e tjerë në politikë nuk janëë armiq, duke zgjedhur që të përdorë tërmin: kundërshtarë!  gënjeshtër, farsë dhe sa për sy e faqe.

Edhe pse u shpreh se nuk kishte nevojë që të bënte fushatë për mandatin e tretë pasi kundërshtarët ishin hapa pas, sërish Rama e kërkoi voton nga Durrësi, me arsyetimin se të gjithë punët e lëna pezull deri më tani do të mbyllen. Në të kundërt, çdo gjë do kthehet si më parë.  Në fund, kryeministri përcolli edhe një mesazh për votuesit e LSI-së, duke u bërë me dije se nuk do të kishte më një bashkim me ta…Kjo pasi sipas tij, PS nuk mund të bënte më hapa pas. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne durres 6 nentor 2020 edi rama edi rama ne durres 6 nentor 2020

Sondazh

Poll