Politike

“Shikoni çfarë thotë Lulzim Basha; ndaloni punën”/ Kryedemokrati i kundërpërgjigjet Ramës: Shkatërroi ekonominë, ta

6 Nëntor 2020, 15:10 Nga DOSJA
“Shikoni çfarë thotë Lulzim Basha; ndaloni

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama nga Durrësit. Numri një i qeverisë risolli konferencat për shtyp të Bashës, nga të cilat i pari i PD-së kërkon që të mos shpërndahen më para për tendera por buxheti i shtetit të ketë si objektiv kryesor përballimin e situatës së koronavirusit në vend.

Shikoni çfarë thotë Lulzim Basha. Ndaloni thotë punën që keni nisur për të sistemuar Shqipërinë në aspektin mjedisor që na bëri turpin e rajonit me malet e akumuluara me plehra sepse paratë duhen për COVID,”-tha Rama sot nga Durrësi, por përgjigjia nuk i ka munguar as nga kampi i Partisë Demokratike. Basha shkruan se Rama e ka humbur kontrollin e pandemisë dhe si pasojë e vendimeve që ka marrë ka shkatërruar edhe ekonominë e vendit. 

“Numri i të infektuarve me covid po thyen rekordet. Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik. Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxorri faktet. Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale,ja jep milionat mafias së plehrave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë. Pasi shkatërroi ekonominë,tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin,”-shkruan Basha. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne durres 11 nentor 2020 lulzim basha edi rama edi rama ne durres 11 nentor 2020 lulzim basha

Sondazh

Poll