Aktualitet

6 Nëntor 2020, 09:30 Nga DOSJA

BALLSH-Naftëtaret kanë hyrë në ditën e 23-të të grevës në Ballsh. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është rënduar por megjithatë ato nuk heqin dorë. Ato kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pasi shëndeti i tyre po përkeqësohet dita ditës. Po ashtu ata kanë kërkuar që të në lidhje me situatën të reagojnë edhe deputetet e parlamentit pasi sipas naftëtareve edhe ato janë nëna.

“Gjendja ka qe në shumë e keqe mbrëmë. Kam qenë shumë sëmurë nga zemra. Më jepnin kurajo shoqet, dhe thoja a do gdhihem të shoh vajzat e mia që kam 23 ditë, për çfarë ika nga familja, për bukën e gojës. Zonjat e parlamentit duhet të reagojë, Nëna është e shenjtë se krijon familje, po unë s’jam e zonja ta mbaj. Kërkojmë zgjidhje nga kryeministri një sahat e më parë. Mos ndodhë ndonjë tragjedi këtu tek ne, që mendonim si do vetëflijohemi mbrëmë. Për bukën e gojës jemi këtu. Kam 23 ditë nuk e di, hanë, pinë, shkojnë në shkollë vajzat e mia. Nuk e di çfarë bëjnë. Zoti më ndihmoftë të shkoj ek vajzat, të kthehem në shtëpi, se jam shumë sëmurë nga zemra.”- tha naftëtarja.

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë që prej disa javës ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe. Naftëtarët, prej 8 ditësh tashmë janë zevendësuar nga gratë që punonin në uzinë, të cilat për momentin konsumojnë vetëm ujë me sheqer.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grate e naftetareve ne greve naftetaret ne proteste grate e naftetareve ne greve naftetaret ne proteste

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2020, 21:10

A janë zgjedhjet në SHBA si zgjedhjet shqiptare?

A janë zgjedhjet amerikane si ato tipike shqiptare, me komisionerë që fusin vulën në xhep kur nuk duan që të numërohen votat apo me Komision Qendror Zgjedhjesh ...