Aktualitet

Po transportonin lëndë drusore, procedohen penalisht dy drejtuesit e automjeteve

6 Nëntor 2020, 09:00 Nga DOSJA
Po transportonin lëndë drusore, procedohen penalisht dy drejtuesit e

LEZHË-Dy persona janë proceduar penalisht pasi janë kapur në autostradën Milot-Morinë dukr transportuar lëndë drusore. Policia gjatë kontrollit të ushtruar,  ka konstatuar se drejtuesit e kamionçinave, shtetasit S. G, 50 vjeç dhe K. M. 39 vjeç ishin duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës. Të dy shtetasit janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Kurbin, Lezhë Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Bllokohen nga Njësia Operacionale e Autostradës Milot-Morinë, dy automjete që transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Procedohen penalisht dy drejtuesit e mjeteve që po transportonin lëndën drusore. Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Lezhë dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas transportonin lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, shërbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën kanë konstatuar dhe ndaluar në Skuraj, dy mjete kamionçinë tip “Benz” dhe “Mitsubishi” me lëndë drusore. Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesit e kamionçinave, shtetasit S. G. dhe K. M. ishin duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës. Shtetasit S. G., 50 vjeç dhe K. M., 39 vjeç janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht nga specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet procedohen penalisht dy shtetast ne lezhe procedohen penalisht dy shtetast ne lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2020, 21:10

A janë zgjedhjet në SHBA si zgjedhjet shqiptare?

A janë zgjedhjet amerikane si ato tipike shqiptare, me komisionerë që fusin vulën në xhep kur nuk duan që të numërohen votat apo me Komision Qendror Zgjedhjesh ...