Nam i zi/ 47 të infektuar me Covid në qarkun e Berat-it mes tyre mësues dhe policë
6 Nëntor 2020, 09:42Nga DOSJA
BERAT- Rrethi i Beratit është kthyer në një bum infektimesh pasi 47 persona janë regjistruar atje me Covid ditën e djeshme. Burime për Dosja.al thonë se të infektuarit janë në qytetet e Beratit, Skraparit, Kuçovës dhe Urës Vajgurore. Në mes të infektuarve ka pasur edhe në institucione si shkolla, banka, polici dhe biznese private.
Në Berat kanë rezultuar të infektuar me Covid, 4 mësues ku nga këta 3 në shkollën “Irfan Ngjeqari” dhe një 1 shkollën 9-vjeçare në fshatin Lapardha. 1 mësues tjetër ka rezultuar pozitiv në shkollën “5 Maji” në Urën Vajgurore. Mësuesit janë karantinuar dhe shkollat janë dezifektuar. Në Urë Vajgurore ka rezultuar edhe një punojës i bashkisë Dimal. Në Skrapar është infektuar një inspektor i Komisariatit të Policisë. Infektime të tjera ka pasur edhe në një bankë private në Berat si dhe në OSHE ku janë konfirmuar 2 persona pozitiv. Gjithashtu ka rezultuar pozitiv me Covid edhe një sanitare në një Bar-Hotel brenda qytetit të Beratit.
Në Shqipëri, numri i të infektuarve sa vjen e shtohet. Gjatë 24 orëve të fundit, u konfirmuan 7 të vdekur dhe 421 të infektuar. Në total, numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 543, ndërsa numri i të infektuarve në total ka kapur shifrën e 10,482 personave.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KURBIN– Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e prokurorive të rretheve Kurbin dhe Krujë. I...
Aktualitet 6 Nëntor 2020, 09:30
BALLSH-Naftëtaret kanë hyrë në ditën e 23-të të grevës në Ballsh. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është rënduar por megjithatë ...
BERAT- Një 55-vjeçar në Berat është arrestuar pasi është kapur duke nxjerrë pllaka dekorative në mënyrë të kundërligjshme në malin e Tomorit. Policia bën...
LEZHË-Dy persona janë proceduar penalisht pasi janë kapur në autostradën Milot-Morinë dukr transportuar lëndë drusore. Policia gjatë kontrollit të ushtruar...
GJIROKASTËR– Një bombolë gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjirokastrës. Mësohet se bombola la shpërthyer në një banesë në lagjen ’18 shtat...
TIRANË– Mjeku i Urgjencës Kombëtare Ilir Allkja u ka bërë thirrje anëtarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve që të shtojnë stafet mjekësore dhe paji...
Në fundin e muajit mars, një lajm që i referohej një ‘mjeku nanopatolog’ nga Bolonja, Stefano Montanari – i cili vinte në pikëpyetje rrezikshmërinë e sëmundjes ...
A janë zgjedhjet amerikane si ato tipike shqiptare, me komisionerë që fusin vulën në xhep kur nuk duan që të numërohen votat apo me Komision Qendror Zgjedhjesh ...