Aktualitet

Nxirrte pllaka dekorative në mënyrë të kundraligjshme në malin e Tomorit, arrestohet 55-vjeçari, procedohet penalisht një

6 Nëntor 2020, 09:05 Nga DOSJA
Nxirrte pllaka dekorative në mënyrë të kundraligjshme

BERAT- Një 55-vjeçar në Berat është arrestuar pasi është kapur duke nxjerrë pllaka dekorative në mënyrë të kundërligjshme në malin e Tomorit. Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi B. L. 55  banues në Skrapar. Ndërkohë blutë bëjnë me dije se është proceduar penalisht në gjendje të lirë  P. M., 40 vjeç, banues në fshatin Çërrave, Pogradec, pasi tranportonte pllakat dekorative. Arrestimi i shtetasit B. L. u bë pasi dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka nxjerr pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”.

NJOFTIMI I PLOCISË

Vijon kontrolli për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme që shkakton dëmtime në zonen e mbrojtur te malit te Tomorit. Ushtronte aktivitetin e nxjerrjes së pllakave dekorative në mënyrë të kundërligjshme, arrestohet 1 shtetas për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”. Procedohet penalisht edhe transportuesi i pllakave dekorative, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të nxjerrjes së pllakave të gurit në malin e Tomorit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: B. L., 55 vjeç, banues në Skrapar. Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi P. M., 40 vjeç, banues në fshatin Çërrave, Pogradec. Arrestimi i shtetasit B. L. u bë pasi dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka nxjerr pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur. Ky shtetas, materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme, ia ka shitur shtetasit P. M., i cili u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin tip kamion, 9 m3 pllaka dekorative pa dokumentacionin përkatës. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 55-vjecari ne skrapar arrestohet 55-vjecari ne skrapar

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2020, 21:10

A janë zgjedhjet në SHBA si zgjedhjet shqiptare?

A janë zgjedhjet amerikane si ato tipike shqiptare, me komisionerë që fusin vulën në xhep kur nuk duan që të numërohen votat apo me Komision Qendror Zgjedhjesh ...