Aktualitet

Momenti kur policia i shtrin në tokë për tu vënë prangat, arrestohen dy të rrezikshmit në Durrës, kapen me mitraloz, kal

6 Nëntor 2020, 08:57 Nga DOSJA
Momenti kur policia i shtrin në tokë për tu vënë

DURRËS– Dy persona me inicialet A. P., 47 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. H., 60 vjeç, banues në fshatin Magjat, Kuçovë, të dy të dënuar më parë, janë vënë në pranga. Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, dy persona janë kapur në kuadër të operacionit të koduar “Telekomanda”, pasi akuzohen për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municioneve” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e municioneve”.

Ata u kapën me 2 armë zjarri (mitraloz dhe kallashnikov), 822 fishekë, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan bashkë me 2 mjete në pronësi të shtetasve B. H. dhe A. P., si dhe 3 aparate celular, të cilët këta persona i kishin në përdorim.

Policia ka publikuar edhe pamjet e arrestimit të dy personave, teksa shihet që efektivët i kanë shtrirë në tokë dy të rrezikshmit dhe u vënë prangat.

Njoftimi i policisë Durrës. Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak jashtë vendit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare. Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Telekomanda”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Sekuestrohen 1 mitraloz, 1 kallashnikov, municion luftarak, 2 automjete, aparate celularë dhe një sasi lëndë narkotike. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal. Në vijim të punës për mbajtjen e situatës kriminale nën kontroll, parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, të armëve të zjarrit dhe lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bazë të informacioneve disamujore të ndjekura me metoda speciale të hetimit nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, kanë goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. P., 47 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”; B. H., 60 vjeç, banues në fshatin Magjat, Kuçovë, i dënuar më parë për falsifikim. Arrestimi i tyre u bë pas një pune disamujore me metoda speciale të hetimit, ku si rezultat u dokumentua aktiviteti i tyre kriminal i trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak jashtë vendit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare. Në cilësinë e provës materiale shërbimet e Policisë sekuestruan 2 armë zjarri (mitraloz dhe kallashnikov), 822 fishekë, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 2 mjete në pronësi të shtetasve B. H. dhe A. P., si dhe 3 aparate celular, të cilët këta shtetas i kishin në përdorim. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municioneve” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e municioneve”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në durrës durres arrestohen dy persona në durrës durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2020, 21:10

A janë zgjedhjet në SHBA si zgjedhjet shqiptare?

A janë zgjedhjet amerikane si ato tipike shqiptare, me komisionerë që fusin vulën në xhep kur nuk duan që të numërohen votat apo me Komision Qendror Zgjedhjesh ...