Bota

Amerikanët nuk e mbështesin Donald Trump, pas rezultatit të raportit nga Mueller

20 Prill 2019, 10:49 Nga DOSJA
Amerikanët nuk e mbështesin Donald Trump, pas rezultatit të

NJU JORK- Menjëherë pas publikimit të raportit nga Robert Mueller, mbi ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, Reuters dhe Ipsos realizuan një sondazh, i pari në nivel kombëtar, për matjen e mbështetjes ndaj Trump pasi amerikanët mësuan rezultatet e raportit, se në zgjedhjet presidenciale kishte ndërhyrë Rusia.

Pas rezultatit të raportit të Mueller, mbështetja nga amerikanët për presidentin e SHBA-ve, Donald Trump ka rënë me 3%, duke bërë që ky të jetë rezultati më i ulët i vitit. Sondazhi tregon vetëm 37% mbështetje ndryshe nga 15 prilli që ishte 40%.

Sondazhi u zhvillua në formë elektronike në SHBA dhe tregoi se 50% e amerikanëve mendojnë se është e vërtetë që presidenti Trump ka bashkëpunuar me Rusinë në zgjedhjet e 2016.

Burimi: REUTERS

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota amerikanet nuk mbeshtesin trump donald trump raporti i robert mueller amerikanet nuk mbeshtesin trump donald trump raporti i robert mueller

Sondazh

Poll