Bota

Kthimi i kosovarëve nga Siria, deputeti Milaim Zeka: Veprim i drejtë dhe human

20 Prill 2019, 09:54 Nga DOSJA
Kthimi i kosovarëve nga Siria, deputeti Milaim Zeka: Veprim i drejtë

KOSOVË– Deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, e ka konsideruar një veprim të drejtë dhe human vendimin e qeverisë së Kosovës për kthimin e dhjetëra kosovarëve të cilët kanë qenë në zonat e luftës në Siri.

Në një status në rrjetet sociale, Zeka shkruan se të gjithë duhet  t’i ndihmojë këta qytetarë dhe askush nuk duhet t’i diskriminojë për faktin se kanë qenë pjesë e luftërave në Siri.

Statusi i plotë i Milaim Zekës

Veprim i drejte i shtetit te KosovesPranimi i familjareve te atyre qe kishin shku per te luftuar ne Siri nga ana e qeverise, eshte veprim teper i drejte dhe human. Ashtu sikurse shteti serb ne krye me Millosheviçin qe ua kishte shperla trurin qytetareve te saje rreth Kosoves, edhe keta njerez, te ndikuar nga propoganda ekstreme per krijimin e nje shteti islamik, shkuan ne Siri, duke marre me vete edhe grate dhe femijet e tyre.

Ne si shoqeri, duhet te perkujdesemi per keta njereze, duhet t i trajtojme njerezishte, t i rehabilitojme dhe t i kthejme ne nje jete normale. Nuk duhet te kemi asnje paragjykim ndaje tyre dhe me te gjitha ka kapacitetete qe i kemi duhet t i ndihmojme!

Të premten gjatë mesnatës janë rikthyer në atdheun e tyre një grup qytetarësh nga Kosova, që kishin mbetur për një kohë në Siri. Bëhet fjalë kryesisht për gra dhe fëmijë të luftëtarëve shqiptarë, që ishin përfshirë në luftërat me ISIS. Ata mbaheshin nëpër kampe në Siri dhe sollën në Prishtinë me avion nga Turqia.

Ky vendim u përshëndet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosove kthimi i kosovareve nga siria milaim zeka siri kosove kthimi i kosovareve nga siria milaim zeka siri

Sondazh

Poll