Politike

SPAK vendos mosfillimin e procedurës për anëtaren e KPK, Brunilda Bekteshi

5 Nëntor 2020, 09:35 Nga DOSJA
SPAK vendos mosfillimin e procedurës për anëtaren e KPK, Brunilda

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vendosur që të mos fillojë procedimin penal për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Brunilda Bekteshi.

Komisionerja e vettingut u kallëzua në SPAK nga shoqata “Drejtësi për Drejtësinë”, ndërkohë që kjo padi nuk u mor parasysh. Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vettingu të organizuar në një shoqatë drejtuar nga prokurori i shkarkuar Genti Trenova, nisën një fushatë ndaj anëtarëve të komisioneve të KPK-së, mes tyre dhe Brunilda Bekteshi, ndërsa e akuzojnë atë për fshehje të të ardhurave.

Bekteshi, u padit nga Shoqata “Drejtësi për Drejtësi” pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike brunilda bekteshi brunilda bekteshi

Sondazh

Poll

Politike 5 Nëntor 2020, 08:08

TIRANË– Miratohet në parim projektligji “Për buxhetin e vitit 2021″. Me 87 vota pro, 9 kundër dhe dy abstenim, Kuvendi miratoi sot këtë projektligj nën deb...