Politike

 Murrizi i kujton premtimin Ahmetajt për ’97: Ishe drejtor i Tatimeve, u premtove shqiptarëve se do u jepje lëkët e humbu

5 Nëntor 2020, 10:04 Nga DOSJA
 Murrizi i kujton premtimin Ahmetajt për ’97: Ishe drejtor i

TIRANË- Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka replikuar me Arben Ahmetajn pasi ky i fundit krahasoi krizën e sotme me atë të vitit 1997. Murrizi i ka kujtuar Ahmetit se në ’97 koha kur ishte drejtor i përgjithshëm i Tatimeve i premtoi shqiptarëve se do i jepte 100% lekët e humbura në firmat piramidale. Murrizi thotë se asnjë nga premtimet nuk u mbajt sakaq deputeti ka ftuar mazhorancën që të hapet një Komision Hetimor përzbardhjen e plotë të vitit 1997.

”Nuk dua të replikoj në atë vit kur PS erdhi në pushtet, ju drejtor i Tatimeve me premtimet e bujshme që do i jepnit shqiptarëve 100% lekët e humbura në firmë. Edhe herë tjetër kur i ke patur këtu ata të ’97, të kam thënë që hajde krijojmë një Komisonin Hetimor se ku shkuan 310 milion dollarë të firmave piramidale. 23 deputetë të kanë ardhur në këtë sallë pasi kishin punuar menaxherë të firmave piramidale. Edhe sot z.Ahmetaj po të hapësh evidencat, gërmo ndonjë gjë dhe të del ndonjë deputet që ka punuar tek ato. Ju që dërdëllisnit se do i fundit në burg fajtorët e ’97 i bëtë dy herë aleatë duke bërë marrëveshje 2 herë. ”- tha Murrizi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj myslim murrizi arben ahmetaj myslim murrizi

Sondazh

Poll

Politike 5 Nëntor 2020, 08:08

TIRANË– Miratohet në parim projektligji “Për buxhetin e vitit 2021″. Me 87 vota pro, 9 kundër dhe dy abstenim, Kuvendi miratoi sot këtë projektligj nën deb...