Politike

Rama bëhet “mollë sherri”/ Grida Duma ironi me ministren: Rama si Trump? Do bëhet meme kjo. Delir komplet! Spirop

4 Nëntor 2020, 21:51 Nga DOSJA
Rama bëhet “mollë sherri”/ Grida Duma ironi me ministren:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është kthyer në “mollë sherri” duke shkaktuar debat mes ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ish-deputetes së PD-së, Grida Duma.

Të ftuara në studion e “Open”, po diskutohej lidhur me përcaktimin e kandidatëve për të cilët bëjnë ‘tifo’ nga ana e liderëve botërorë. Një prej të ftuarve kujtoi se Rama 4 vitë më parë doli hapur në krah të kandidates Hilary Cliton, duke e cilësuar Trump si një të “keqe” për botën. 

PJESË NGA DEBATI:

Elisa Spiropali: Rama ka qënë para Trumpit ashtu. Që në kohën kur ka qënë kryetar bashkie

Grida Duma: Po evitoj mos të kthehet në meme dhe kjo…

Elisa Spiropali: Sa më shumë të flitet aq më mirë është. Mos u shqetëso. Thuajse si e mendon

Grida Duma: Nëse Shqipëria që është më i vogël se Brox, flet për zgjedhjet, duke si një çiuaua që i ngjan vetja si krokodil. Disa ditë më parë Rama tha që i ka miq të dy. Delir i madh. Është për të buzëqeshur. E dimë shumë mirë që për të bërë një foto me Obamaën iu deshën mijëra dollarë.

Elisa Spiropali: Po Bashës sa iu deshën…se edhe ai ka ca të dhëna. Cili ishtë dëmi që iu bë Shqipërisë se Rama foli kundër Trumpit

Grida Duma: Nuk duket drejtpërdrejtë. Duket në vonesa.

Elisa Spiropali: Po ju opozita shqetësoheshit se DASH mbështet regjimin e Edi Ramës, si ka mundësi?

Grida Duma: Fiton populizëm brenda vendit të tij, por shkakton dëm në marrëdhënie. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali grida duma elisa spiropali grida duma

Sondazh

Poll