Politike

Yuri Kim, mbështetësja e Topallit për forcën e re politike? Ish-kryeparlamentarja jep përgjigje e prerë: Biseda ka qënë

4 Nëntor 2020, 18:33 Nga DOSJA
Yuri Kim, mbështetësja e Topallit për forcën e re politike?

TIRANE-Ish- kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka dhënë detaje në lidhje me takimin me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Në intervistën për ‘ReportTv’, Topalli nuk zgjodhi të tregonte se kush ka qenë ajo që ka kërkuar takimin, por megjithatë është shprehur se kanë diskutuar për shumë çështje.

‘Kemi diskutuar shumë gjatë për të gjitha zhvillimet politike, ekonomike, për të ardhmen e vendit tonë dhe për nevojën për të pasur një vend, i cili ka nevojë për një qeveri që del nga vota e lirë, ka nevojë për një opozitë që nuk tradhton misionin e saj, ka nevojë për të luftuar korrupsionin, ka nevojë për të pasur një administratë që t’u shërbejë qytetarëve, ka nevojë për t’u dhënë shpresë të rinjve.’

E pyetur se kush ishte inicatorja për tu takuar, Topalli zgjodhi që të mos jepte një përgjigje.

‘Jo, nuk mund ta them këtë. Nuk qëndron një gjë e tillë. Biseda ka qenë e gjerë, parimore dhe për zhvillimet, por nuk ka lidhje as me iniciativat personale, as me rastin në fjalë.’- tha ne fund Jozefina Topalli.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jozefina topalli yuri kim jozefina topalli yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 4 Nëntor 2020, 15:00

TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë sot në një farmaci në kryeqytet aty ku ka diskutuar me farmacistin në lidhje me çmimet që il...