Politike

I besuari i Ballukut tek ministria e Infrastrukturës! Erlis Hereni caktohet me VKM drejtor i Agjensisë së Shpronësimit

4 Nëntor 2020, 17:06 Nga DOSJA
I besuari i Ballukut tek ministria e Infrastrukturës! Erlis Hereni caktohet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama me një vendim të Këshillit të Ministrave ka emëruar Erlis Hereni në pozicionin e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin. Më herët ky i fundit ka mbajtur postin e koordinatorit për riatdhesimin në Ministrinë e Infrastrukturës. Po ashtu Hereni ka qënë edhe një prej këshilltarëve të ministres, Belinda Balluku.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të kreut III, të vendimit nr.395, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Z. Erlis Hereni emërohet drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erlis hereni erlis hereni

Sondazh

Poll

Politike 4 Nëntor 2020, 15:00

TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë sot në një farmaci në kryeqytet aty ku ka diskutuar me farmacistin në lidhje me çmimet që il...