Politike

Negociatat paketë me Tiranën? Ministri i Jashtëm i Maqedonisë: Tani ndahemi, secili vend lëviz me shpejtësinë që e impon

4 Nëntor 2020, 20:27 Nga DOSJA
Negociatat paketë me Tiranën? Ministri i Jashtëm i

TIRANE- Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në një intervistë për emisionin “Ballkan” foli për çështjen me Bullgarinë, integrimin, por edhe marrëdhëniet me fqinjët. Shqipëria dhe Maqedonia presin konferencën e parë ndërqeveritare për negociatat.

Osmani ka sqaruar se ecuria në bllok vlente deri tani, pasi në vijim kapitujt do hapen në varësi të planeve që do të bëhen, kështu që mbledhja e parë ndër-qeveritare nuk mund të jetë e njëjtë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Tashmë parimisht, edhe pse Bashkimi Evropian ka imponuar ose duhet të kishte imponuar parimin e Regatës, që do të thotë se secili vend lëviz me shpejtësinë që e imponon vetë. Është si ajo cështja e anijeve, ajo që lëviz e para, do të mbërrijë në cak e para. Ne në njëfarë mënyrë u bëmë grupi i dytë me Shqipërinë dhe kjo ka qenë e rëndësishme deri në fillimin e bisedimeve dhe mendoj që u bë mirë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut filluan bashkë për shkak se ndarja e këtij grupi pastaj do të formonte grupe të tjera, tre, tre, tre, në vend se 2, 2, 2, që pastaj mund të kishte konotacione të tjera gjeo-politike që mund të keqpërdoreshin më tutje. Por kjo sic e thashë vlente deri në momentin kur u mor vendimi për fillimin e bisedimeve. Tani kapitujt do hapen varësisht prej planeve që do të bëhen, kështu që mbledhja e parë ndër-qeveritare nuk mund të jetë e njëjta me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut” tha ai. Sa i përket cështjes me Bullgarinë, ai tha se “Tani është cështje interpretimi nëse janë plotësuar kushtet, nëse është plotësuar sa duhet kjo marrëveshje (me Bullgarinë)” përfundoi ai.

(A.B).Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bujar osmani maqedonia e veriut ministri i jashtem maqedonas bujar osmani maqedonia e veriut ministri i jashtem maqedonas

Sondazh

Poll

Politike 4 Nëntor 2020, 15:00

TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë sot në një farmaci në kryeqytet aty ku ka diskutuar me farmacistin në lidhje me çmimet që il...