Politike

Numërimi s’ka mbaruar akoma, Joe Biden flet për të ardhmen si president: Do punoj fort! E di që s’do jetë e lehtë, s&#

4 Nëntor 2020, 21:18 Nga DOSJA
Numërimi s’ka mbaruar akoma, Joe Biden flet për të ardhmen

SHBA– Kandidati demokrat për president të Amerikës, Joe Biden ka folur si president dhe ka shpallur fitoren, kur ende vijon numërimi i votave. Në fjalën e tij, Biden është shprehur se populli amerikan ka vendosur, ndërkohë ka pranuar se kjo ka qënë fushata më e vështirë që ka marrë pjesë ndonjëherë në karrierën e tij politike. 

Demokrati shtoi se kur të emërohet president nuk do të krijojë ndasi mes votuesve të tij dhe të atyre të Trump, duke shtuar edhe njëherë se do të jetë presidenti i të gjithëve.

Më shumë amerikanë kanë votuar se në gjithë historinë e votimit. Është e jashtëzakonshme. Nëse keni pasur dyshime. s’duhet të keni më. Në Michigan kryesojmë me vota dhe po rritet. Ndjehem mirë për Pensilvaninë. Po fitojmë 78% të këtyre votave në Pensilvani. Kemi fituar shumicën e këtyre njërëzve në Amerikë. Jemi duke mbajtur shënim për këto vota që do të rriten gjithmonë e më shumë. Jam krenar për fushatën tonë. Kjo është arritje e madhe, ka qënë fushatë e gjatë dhe e vështirë. Por më e vështirë koha që ka kaluar vendi ynë. Sapo zgjedhjet të mbarojnë, duhet ti lëmë pas zgjedhjet dhe të dëgjojmë dhe respektojmë njëri-tjetrin. E di që s’do jetë e lehtë, nuk jam naiv. E di mirë që për të bërë para s’duhet t’i trajtopjmë kundërshtarët si armiq. Ajo që na bashkon është më e madhe se ajo që na ndaj. Presidenca nuk është institucion partizan por zyrë e këtij kombi. Do punoj fort për ata që votuan dhe ata që nuk votuan për mua. Çdo votë do numërohet, askush s’do na marri nga duart demokracinë. Ne nuk do të rrimë të heshtuar, nuk do të përçahemi. Kam siguri se do të jemi triumfues. Kjo nuk do të jetë vetëm fitoja ime por për të gjithë vendin tonë. Zoti iu bekoftë, zoti na bekoftë trupat,”-tha Biden. 

Para tij, disa orë më parë, edhe presidenti Donald Trump doli në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, duke shpallur edhe fitoren e tij. Ndërkohë që dy kandidatët vetëemërohen president, numërimi i votave ende vijon…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike #zgjedhjet presidenciale 2020 joe biden #zgjedhjet presidenciale 2020 joe biden

Sondazh

Poll