Politike

Kandidate për deputete në Shkodër? Jozefina Topalli zbulon se ku do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit

4 Nëntor 2020, 18:33 Nga DOSJA
Kandidate për deputete në Shkodër? Jozefina Topalli zbulon se ku

TIRANË– Jozefina Topalli ka zbuluar se do të garojë për deputetë në qarkun e Tiranës, duke shuar zërat se do të kërkonte votat e “patriotëve” të saj nga Shkodra. Në një intervistë për Report Tv, Topalli u shpreh se beteja për të do të ishte njësoj si në Tiranë dhe në çdo zonë tjetër.

Edhe njëherë ajo ka shtuar se beteja që ka nisur nuk është për “egon” e saj politikë por për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

PJESË NGA INTERVISTA:

Ku do të kandidojë Jozefina Topalli në zgjedhjet e 25 prillit?

Topalli: Kjo është gjëja më e parëndësishme, por unë betejën do ta bëj në Tiranë, por edhe në çdo qytet të vendit tonë. Dua të sqaroj një gjë, që në këtë betejë nuk hyj thjesht për të marrë një karrige parlamenti, sepse mund ta kisha siguruar edhe në variantin e mëparshëm që ju thatë. Unë e kam pasur këtë karrige për vite të tëra dhe nuk më jep, nuk më shton asgjë nga ajo që kam pasur. Unë i kam arritur të gjitha këto gjëra në jetën time politike. Beteja që po bëj nuk është për veten time. Në fakt është një sakrificë që kam ndërmarrë, por e bëj në emër të të gjithë atyre me të cilët kam punuar 20 vite rresht, edhe të atyre që ndoshta nuk i kam pasur përkrah por që janë të zhgënjyer nga të tre kryetarët në këtë moment që ne po flasim.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jozefina topalli zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 jozefina topalli zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 4 Nëntor 2020, 15:00

TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë sot në një farmaci në kryeqytet aty ku ka diskutuar me farmacistin në lidhje me çmimet që il...