Aktualitet

Jemi të rrezikuar? Shqipëria rrit nivelin e sigurisë pas sulmeve terroriste në Francë dhe Austri, shtohet numri i agjentëv

3 Nëntor 2020, 08:28 Nga DOSJA
Jemi të rrezikuar? Shqipëria rrit nivelin e sigurisë pas sulmeve

TIRANË– Aktet terroriste në Francë e Austri, kanë bërë që Shqipëria të rrisë nivelin e sigurisë me një shkallë. Shqipëria e ka rritur nivelin e sigurisë nga jeshile në portokalli, duke shtuar kështu edhe numrin e agjentëve civilë në ambiente me shumë njerëz, si në aeroporte, porte dhe pika kufitare.

Në vendin tonë mësohet se kanë hyrë, mbi 30 shtetas të huaj për të cilët ka patur indicie për aktivitete me prirje ekstremiste, duke bërë që të merren masa shtesë edhen ë selitë diplomatike në vend.

Këto masa të ndërmarra do të zgjasin deri në fund të vitit.

Sulmi terrorist në Vjenë ndodhi një natë më parë, në orën 20:00, me orën lokale në Vjenë. Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 17 të tjerë janë plagosur, mes tyre dhe një efektiv policie. sulmuesi kryesor është ekzekutuar nga policia vendase, ndërkohë që vijojnë kërkimet, pasi dyshohet se pas tij fshihet një grup terroristësh.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masta ne shqiperi per terrorizmin sulm terrorist ne france sulm terrorist ne vjene masta ne shqiperi per terrorizmin sulm terrorist ne france sulm terrorist ne vjene

Sondazh

Poll