Aktualitet

Edukatorja denoncon mungesën e tamponeve në kopshtin 17 në Tiranë: 6 mësues janë me COVID, jemi në ankth, nuk na bëjnë

3 Nëntor 2020, 08:03 Nga DOSJA
Edukatorja denoncon mungesën e tamponeve në kopshtin 17 në

TIRANE– Edukatorja në kopshtin nr.17 në kryeqytet ka denoncuar për ‘Faxweb’ se në institucionin ku punon nuk po bëhet asnjë tampon.

Edukatorja u shpreh se deri më tani 6 mësues kanë rezultuar me COVID e pavarësisht kësaj asnjë tampon nuk iu është bërë stafit. Ajo tregon se janë në ankth e se po punojnë me staf të reduktuar.

‘Unë në fakt nuk e quaj denoncim, por e quaj informim. Kopshti funsionon me 4 grupe dhe frekuentohet nga 120 fëmijë. Pas rezultimit me koronavirus të drejtoreshës dhe 2 edukatoreve, numri i personave të infektuar ka shkuar gjithsej në gjashtë, ndërkohë që stafi vijon punën me numër të reduktuar dhe nuk i është kryer tamponi edhe pse ishin persona kontakti. Aktualisht 6 veta mungojnë sot dhe askush nuk vjen të interesohet për ne. Unë kam komunikuar me disa prej tyre, ato kanë kryer tamponin, por përgjigjja nuk i ka dalë akoma, ndërkohë që kanë filluar kurimin për Covid. Unë prindërit e grupit tim i kam informuar. Mungon stafi dhe është rritur puna jonë. Është një stres i jashtëzakonshëm për këtë problem. Pas dy ditësh kur mungonin 2 edukatore dhe drejtoresha erdhën dy edukatore të reja. Ato punojnë në çerdhe paradite dhe mund të përhapin virusin nëse nuk u bëhet tamponi. Si ka mundësi që nuk erdhi askush të interesohet për ne. U bën 8 ditë që drejtoresha nuk vjen. Në kopësht duhet të jetë edhe doktoresha edhe psikologu. Gjatë muajit shtator doktoresha nuk ka ardhur, ndërkohë që tani vjen një herë në javë”.– tha edukatorja.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kopshti nr 17 ne tirane mungese tamponesh kopshti nr 17 ne tirane mungese tamponesh

Sondazh

Poll