Sport

Portieri kuqezi tregon përjetimin e tërmetit në Turqi: “Faleminderit Zotit jemi mirë të gjithë!”

2 Nëntor 2020, 12:47 Nga DOSJA

TURQI – Gentjan Selmani, portieri i ekipit kombëtar U21 dhe ish-portieri i Laçit, është pjesë e klubit turk të Menemesport prej 2 sezonesh. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Rubrika Sportive”, ai ka rrëfyer tmerrin e tërmetit 6.6 ballë që goditi Turqinë pak ditë më parë, ku ai ndodhet relativisht pranë.

“Faleminderit Zotit jemi të gjithë mirë. Nuk kemi pasur dëme këtu te zona, ku ne jetojmë. Normal që u trembëm, sepse ishte një tërmet shumë i fortë, 6.6 ballë. Nuk patëm dëme materiale dhe në njerëz.

Te pjesa që është më afërt detit, afër ishullit grek dhe Izmirit ka pasur më shumë dëme dhe ka pasur dhe njerëz të vdekur. Shpresoj që kjo tragjedi të kalojë sa më shpejt, sepse ka akoma njerëz që janë në kërkim.”

Bashkë me Selmanin te skuadra turke gjednet edhe ish-mbrojtësi i Laçit David Domgjoni, por në këtë rast është Selmani që flet edhe për të për momentin e tërmetit.

“Domgjoni nuk ka shqetësime, ishim në klub dhe përgatiteshim për stërvitje kur ndodhi. Vetëm u trembëm se ishte goditje e fortë por nuk pati problem. Nuk ka qenë situatë e mirë. Kemi vazhduar normalisht stërvitjen, te zona ku jemi ne nuk ka pasur shumë dëmtime”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport david domgjoni gentian selmani termeti turqi david domgjoni gentian selmani termeti turqi

Sondazh

Poll

Sport 2 Nëntor 2020, 13:09

FSHF, nga bojkoti i futbollit në risi

TIRANE – Futbolli në Shqipëri është rikthyer vrullshëm dhe tanimë bojkoti i ka lënë vendin topit. Federata Shqiptare e Futbollit këtë edicion ka organizua...

Sport 1 Nëntor 2020, 12:27

Fonsekës i grabisin 100.000 euro në shtëpi

ITALI – Nëse gjërat po i shkojnë relativisht mirë në fushë dhe në karrierën sportive, në atë personale trajneri i Romës, Paulo Fonseka, duket se ka pasur lajme ...

Sport 1 Nëntor 2020, 19:25

Futbolli shqiptar rikthehet me lumë golash

SHQIPERI – Ka filluar me vrull futbolli shqiptar ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, të cilat dhuruan një lumë golash. Duke përjashtuar ndeshjen e paralajmëruar që ...