Politike

DOKUMENTET/ Veliaj i përgjigjet Kryemadhit për “Sami Frashërin”: Dilema është, duhet çuar për shpifje apo për mjekim

3 Nëntor 2020, 10:10 Nga DOSJA
DOKUMENTET/ Veliaj i përgjigjet Kryemadhit për “Sami

TIRANE–  Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i ka kthyer përgjigje kryetares së LSI Monika Kryemadhi lidhur me pronësinë tek “Sami Frashëri”. Ndryshe nga ato që deklaroi Kryemadhi, Veliaj ka publikuar dokumentet nga Kadastra ku vërtetohet se pronësia e shkollës “Sami Frashëri” është e Bashkisë së Tiranës.

Ai ka ironizuar Kryemadhin duke deklaruar se ajo duhet çuar për shpifje ose për mjekim.

Dilema është, duhet çuar për shpifje apo për mjekim? Ja prona e “Sami Frashërit, boll u bëtë gazi i botës! Pastaj hani inat me popullin që s’ju voton! Si te lodrat, pazari, sheshi, kalaja – njësoj Samiu – do fshiheni nga turpi. Po ju dhe turpin e hani me bukë”, shkruan Veliaj.

Kjo përgjigje e Veliajt vjen pas dokumenteve që Kryetarja e LSI-së publikoi para konferencës me gazetarët. Ajo nxori për mediat një kartelë që sipas saj tregon se në 2017, shkolla i kaluar me vendim qeverie në pronësi Bashkisë së Tiranës. Në 2020 sipas saj Bashkia ka marrë kartelën e shkollës, kurse në 28 tetor thotë ajo, territori në fjalë ka dalë me disa pronarë.

(A.B)/Dosja.a

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon veliaj monika kryemadhi shkolla sami frasheri erjon veliaj monika kryemadhi shkolla sami frasheri

Sondazh

Poll