Politike

Koalicion me partinë e Topallit, Kryemadhi: Nuk kam pasur kontakte, i uroj suksese, të gjithë kemi qëllim largimin e Ramës

3 Nëntor 2020, 09:09 Nga DOSJA
Koalicion me partinë e Topallit, Kryemadhi: Nuk kam pasur kontakte, i uroj

TIRANE– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët u pyet dhe në lidhje me partinë e krijuar nga Jozefina Topalli. E pyetur se nëse do krijojë një koalicion me Topallin, Kryemadhi tha se nuk e ka diskutuar pasi secili i di vetë vendimarrjet që merr për partinë e tij.

Kryemadhi i uroi edhe një herë suksese Topallit duke u shprehur se objekti është i njëjtë, pasi çdo parti është kundër Ramës.

“E para ajo që dua të theksoj është se nuk kam pasur kontakte me Topallin, por kjo nuk më ndalon që t’i uroj suksese, duke thënë se në këtë pozicion shtohet edhe një grua. Unë jam kryetare e LSI dhe përgjegjësia ime është për LSI dhe nuk është për partitë e reja, por si pjesë opozitës së bashkuar jam e bindur se çdo indivit që është kundër Edi Ramës nuk ka asnjë arsye për të mos qenë pjesë e koalicionit opozitar,” tha Kryemadhi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi me gazetaret 3 nentor monika kryemadhi me gazetaret 3 nentor

Sondazh

Poll

Politike 2 Nëntor 2020, 20:59

TIRANË – Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka thënë se prej 6 vitesh shëndetësia nuk ka qenë në asnjë moment fala...